Shtëpia më e ngushtë në botë vetëm 1m e gjerë, ndërtuar nga inati mes fqinjëve në Siçili (FOTOT) – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shtëpia më e ngushtë në botë vetëm 1m e gjerë, ndërtuar nga inati mes fqinjëve në Siçili (FOTOT)

    Insajderi
    21 March 2024 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia është kthyer në një atraksion të pazakontë turistik në fshatin e vogël siçilian.

    Kjo sepse ajo është vetëm 1 metër e gjerë dhe është ndërtuar për inat, pas një sherri për hapësirë mes dy fqinjëve.

    E njohur ndryshe si ‘Casa du Currivu’ – “shtëpia e inatit” – është një ndërtesë e hollë tullash në fshatin sicilian Petralia Sottana.

    E parë nga përpara, ajo duket si një shtëpi e zakonshme me dy kate, me dritare dhe një derë kryesore që mban numrin e adresës.

    Por kur e shikon anash, zbulohet se ndërtesa është vetëm tre tulla e trashë dhe ka vetëm hapësirë për një person për të jetuar.

    Megjithëse shumë mund ta konsiderojnë si të padobishme, ajo duket se ka plotësuar qëllimin e pronarit të vet.

    Rrëfenjat thonë se shtëpia e ndërtuar në vitet 1950-të ishte produkt i një konflikti për hapësirën mes dy fqinjëve.

    Asokohe shumë siçilianë mund të bënin shtesa në banesat e tyre por për këtë duhet të merrnin lejen e fqinjëve.

    Më rastin në fjalë fqinji nuk dha lejen e tij por ajo arriti të ndërtojë ishte vetëm kjo strukturë e hollë para shtëpisë së fqinjit.

    Ndërtesa nuk ka asgjë brenda përveç tullave dhe një shkallare, teksa i zoti e dinte se nuk do të banonte kurrë aty. (TheSun)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark