Një shtëpi e veçantë e vendosur në qytezën e Hilsborough të Kalifornisë, ka mbetur pa u shitur prej një viti në treg, raporton BussinesInsider, transmeton Insajderi.
E njohur si “Shtëpia prej guri” për banorët e zonës së San Franciscos, shtëpia fillimisht u hodh në treg me një çmim prej 4.2 milionë dollarësh. Megjithatë, kërkesa për këtë shtëpi kanë munguar për shkak të çmimit të lartë.
Shumica e banorëve e quajnë të shëmtuar “Shtëpinë prej guri”, sidomos pasi ajo ishte ngjyrosur me ngjyrë portokalli dhe vjollce. /Insajderi.com