“Shtet që vret”, ndezin qirinj në kujtim të 32-vjeçarit që vdiq në duar të policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shtet që vret”, ndezin qirinj në kujtim të 32-vjeçarit që vdiq në duar të policisë

    Insajderi
    22 October 2022 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u shoqërua nga Policia në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik në vendin tonë.

    Të shumtë kanë qenë qytetarët, politikanët dhe personazhe nga shoqëria civile që janë shprehur të shqetësuar për sigurinë në vendin tonë, teksa vënë në pikëpyetje punën e Policisë së Shtetit.

    Për këtë arsye disa të rinj në Lezhë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në rrugët e qytetit në kujtim të Learit, ndërsa kërkojnë drejtësi për vdekjen e tij. Me patrulla “shtet që vret”, të rinjtë e Lezhës kërkojnë drejtësi për vdekjen e 32-vjeçarit.“Shtet që vret”,


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark