×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasi i Serbisë plagos një kosovar dhe një australian në Zvicër

    Insajderi
    21 July 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Niedergösgen, Kantoni i Soloturnit, dy persona janë plagosur gjatë një grindjeje të shtunën mbrëma – njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

    Autori i dyshuar është kapur nga Policia Kantonale e Solothurnit, transmeton albinfo.ch.

    Rreth orës 00:30, policia kantonale e Solothurnit ka marrë një raport për një përleshje fizike mes disa personave në Jurastrasse në Niedergösgen.

    Forcat e policisë dhe shërbimi i shpëtimit kanë mbërritur menjëherë, shkruan policia e kantonit Solothurn, në një njoftim të saj, shkruan polizeinews.ch.

    Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të dy janë dërguar në spital, pas trajtimit fillestar. Autori i dyshuar, një shtetas 35-vjeçar i Serbisë, dhe është kapur nga policia.

    Policia dhe prokuroria publike kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark