Një shtetas kosovar dhe një nga Tunizia janë dëbuar nga Italia, për shkak se të njëjtit u konsideruan të rrezikshëm për sigurinë kombëtare italiane.
Sipas raportimit të agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, për dy të dëbuarit u mor vendimi për shkak se ishin “shumë të radikalizuar”.
ANSA më tej njofton se vendimin për dëbimin e tyre e ka ndërmarrë Ministria e Brendshme.
Përgjatë këtij viti, italia ka lëshuar 56 urdhëresa dëbimi ndaj shtetasve të huaj që cënojnë sigurinë kombëtare.
Autoritetet italiane kanë shtuar sigurinë kombëtare pas fillimit të luftës Izrael-Hamas. /Insajderi.org/