Shtetasit e Gjeorgjisë mund të udhëtojnë pa viza në BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasit e Gjeorgjisë mund të udhëtojnë pa viza në BE

    Insajderi
    28 March 2017 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetasit e Gjeorgjisë me pasaporta biometrike do të mund të udhëtojnë në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian pa viza prej ditës së sotme.

    Kjo ditë është pritur me padurim nga Gjeorgjia, e cila tash e një kohë të gjatë synon lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian, derisa ballafaqohet me përpjekje të vazhdueshme nga Rusia për rritje të ndikimit, pas luftës së shkurtër ndërmjet dy vendeve në vitin 2008.

    Në dhjetor të vitit 2015, Komisioni Evropian ka rekomanduar tërheqjen e regjimit të vizave për gjeorgjianët, por negociatat për këtë çështje ndërmjet vendeve anëtare duket se ishin të vështira, shkruan REL.

    Liberalizimi i vizave për shtetasit e Gjeorgjisë do të zbatohet nga të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës, e po ashtu, nuk do të vlejë në Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, që nuk janë pjesë e lëvizjes së lirë të Shengenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark