BE: Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane

    Insajderi
    10 March 2017 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian thotë se është i hapur që më shumë shtete nga Ballkani t’i bashkohen bllokut, nëse ato vazhdojnë reformat ekonomike dhe politike.

    “Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane”, ka thënë kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjatë samitit të BE-së, të mbajtur të enjten mbrëma në Bruksel.

    Liderët e BE-së, në këtë samit kanë thënë se e kanë vendosur anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në agjendën e samitit të Brukselit, me qëllim që tu tregojnë vendeve të Ballkanit që, pavarësisht tensioneve etnike në rajon, vendet që i kryejnë reformat do të jenë të mirëpritur që t’i bashkohen bllokut, veçanërisht në kohën kur Rusia po mundohet që ta rrisë ndikimin në rajon, raporton REL

    Në samitin e BE-së nuk u vendos për politika të reja të BE-së për Ballkanin por diplomatët thanë se liderët evropianë mendojnë ta vizitojnë më shpesh rajonin, për të inkurajuar shtetet që të kryejnë reformat./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark