×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Shtetet me më së shumti punëtorë robotë

    Insajderi
    09 May 2019 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania dhe Japonia njihen për industritë e tyre automobilistike, ku densiteti i robotëve të instaluar është 300 njësi në 10 mijë punonjës.

    Rritja e përdorimit të teknologjisë ka nisur mirë dhe vërtet. Të dhënat nga International Federation of Robotics (Federata Ndërkombëtare e Robotikës) tregojnë se ritmi i automatizimit industrial po rritet në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara me 74 robotë industrialë të instaluar për 10 mijë punonjës në mbarë botën në vitin 2016.

    Një vit më pas, numri i robotëve industrialë u rrit në 85 në sektorin e prodhimit. Densiteti i robotëve në Evropë është 106 njësi për 10 mijë punëtorë; ky numër është 91 dhe 75 respektivisht në Amerikë dhe Azi.

    Kina është një ndër vendet që regjistron nivelet më të larta të rritjes në automatizimin industrial, por asnjë vend tjetër në botë nuk ka një densitet të lartë të robotëve si Koreja e Jugut, transmeton ‘monitor’.

    Në vitin 2017, numri i robotëve industrialë të instaluar në Korenë e Jugut ishte 710 të tillë për çdo 10 mijë punonjës. Kjo vjen, kryesisht, për shkak të instalimit të vazhdueshëm të robotëve me volum të lartë në sektorët elektronikë dhe elektrikë.

    Singapori renditet në vendin e dytë, me densitet 658 robotë në 10 mijë punonjës ku 90% e robotëve industrialë janë të instaluar në industrinë elektronike.

    Gjermania dhe Japonia njihen për industritë e tyre automobilistike, ku densiteti i robotëve të instaluar është 300 njësi në 10 mijë punonjës.

    Interesant është fakti që Japonia është një ndër aktorët kryesore të robotikës industriale, me 56% të ofertës globale.

    Në SHBA, ritmi i automatizimit është më i ngadaltë, me densitet 200 njësi. Kina ndërkohë është e etur të rrisë ritmin e saj të automatizimit në vitet e ardhshme, duke synuar një vend në top 10 vendet në botë për densitetin e robotëve brenda vitit 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark