×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shteti gjerman refuzon kërkesën për ekstradim të dënuarit për tentim-vrasje në Pejë

    Insajderi
    15 October 2021 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti i Gjermanisë ka refuzuar kërkesën për ekstradim e Sami Avdi Berishes, i dënuar për vrasje në tentativë, shkruan Gazeta Insajderi.

    I shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në shkurt të këtiji viti, Sami Berisha, është arrestuar në qytetin Ludwisburg (10 km larg Stuttgart) me 12 gusht, ku ka qëndruar i arrestuar deri me 6 tetor.

    Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, Gjykata e Lartë e Baden-Württemberg ka vendosur në favor të mbrojtjes së Berishës, duke refuzuar kërkesën për ekstradim të autoriteteve kosovare.

    Sami Berisha ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë me 12 muaj burgim efektiv me 12 tetor të vitit 2018 në Pejë. Shkalla e apelit kishte konfirmuar dënimin dy muaj më vonë.

    Berisha kishte qëndruar në paraburgim nga 20 gushti i vitit 2018, deri me 12 tetor, ku edhe ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë të Baden-Württemberg, Berisha nuk do të ekstradohet në Kosovë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark