Shteti harxhon para për të ndjekur vjedhjen e 12 pulave e 3 gjelave, sa ishte vlera e dëmit te këtij krimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti harxhon para për të ndjekur vjedhjen e 12 pulave e 3 gjelave, sa ishte vlera e dëmit te këtij krimi

    Insajderi
    20 June 2020 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rast në statistika shkruhet edhe rasti kur në fillim të këtij viti, Prokuroria e Gjykata në Gjakovë u bënë një zëri për ta dënuar një qytetar nën akuzën se kishte vjedhur 13 pula dhe 3 gjela. Ai u dënua me 150 ditësh burgim me kusht dhe 300 euro gjobë.

    Dega e Gjykatës Themelore të Prishtinës në qytezën e Lipjanit do të eskalonte krejtësisht në vitin 2018. Një qytetar në këtë komunë u dënua me 200 euro se kreu një krim: bleu nëntë pula dhe dy gjela të vjedhur.

    Gjykata në Prishtinë vitin që shkoi do të dënonte po ashtu një qytetar se e pranoi që gati një dekadë më parë, në vitin 2010, i kishte vjedhur dy bateri makinash, të përshkruara si akumulatorë. U dënua me gjashtë muaj burgim me kusht. Po kjo gjykatë, të njëjtin do t ti dënonte dy qytetarë se vodhën një akumulatorë me vlerë prej 70 eurosh. Ani pse ishte veç një akumulator, ato morën trefishin e dënimit të personit që vodhi dy të tillë. U dënuan me dy vite burg me kusht/InsajderiInDoks


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark