Shteti i Malit të Zi do të bëhet pronari i përhershëm i dy avionëve për 21 milionë euro, njoftoi sot Milojko Spajiq, ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale.
Ai vlerësoi se ishte një hap i madh drejt rivendosjes së fluturimeve, raporton Vijesti.
“Marrëveshja katastrofike, e vjetër e qirasë së avionëve midis MA dhe GECAS, e cila parashikonte gjobitje dhe kosto prej 43 milionë euro, është zëvendësuar nga një blerje dhe shitje që do ta bëjë shtetin pronarin e përhershëm të dy aeroplanëve për 21 milionë euro. Për Malin e Zi”, shkruan Spajiq në Twitter.