Militantët e Shtetit Islamik kanë zënë peng rreth 3 mijë njerëz që ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre në tentim për tu larguar nga zonat e konfliktit në Irakun perëndimor, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.
Deri më tani është raportuar se 12 nga këta persona janë vrarë, shkruan CNN.
Agjencia e refugjatëve të OKB-së ka thënë se ka informacione që ISIS ka operuar në disa fshatra, banorët e të cilave kanë synuar të ikin në qytetin e Kirkuk./Insajderi.com