Shteti Islamik shkatërron xhaminë historike të Mosulit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shteti Islamik shkatërron xhaminë historike të Mosulit

    Insajderi
    22 June 2017 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se militantët e Shtetit Islamik kanë hedhur në erë xhaminë Grand Al-Nuri në Mosul dhe minaren e saj të veçantë.

    Xhamia është ndërtuar në vitin 1172. Minarja e saj është njohur si Al-Hadba, ose “gungë” , pasi ka anuar kah njëra ana, si Kulla e Pizës në Itali.

    Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është shfaqur në xhaminë Grand al-Nuri në korrik të vitit 2014, për të shpallur formimin e “kalifatit islamik”.

    Shteti Islamik, përmes ueb-faqes së tij Amaq, tha se xhamia është shkatërruar nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara.

    Por, një zëdhënës i koalicionit që lufton grupin ekstremist në Irak, tha se në zonën ku ndodhet xhamia, nuk ka pasur sulme ajrore, shkruan REL.

    Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014 dhe forcat irakiane janë duke luftuar për rikthimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark