
Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, i ka sulmuar mediat, kryesisht ato online, duke thënë se i ngjasojnë me kompani të kriminalizuara.
Por cila është arsyeja që ai i urren medait kaq shumë?
Kujtojmë se ndaj Luan Dalipit në vitin 2017 ishte ngritur aktakuzë për korrupsion, ku më vonë i ishte hequr kjo aktakuzë. Gjykata e Apelit kishte liruar nga akuza për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, drejtorin e kompanisë “Management Development Associates” (MDA), Luan Dalipi. Por, lidhur me këtë rast ish-zyrtari i MTI-se Xhemajl Syla ende akuzohet se i ka mundësuar firmës se Dalipit përfitimin 2 milionesh. Me 14 mars, Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është bërë dëgjimi i dëshmitarit Luan Dalipi në rastin ku po akuzohet Xhemajl Syla për keqpërdorim të informatës zyrtare.
Si Shef i stafit Dalipi ka thënë se Qeveria Kurti ka ndërprerë kontartat me portalet pasi sipas tij, kjo metodë është përdorur nga qeveritë e kaluara siç thotë ai për të “blerë” heshtjen e portaleve.
“Nuk është gjë e re përdorimi i ndonjë mediumi për të shantazhuar qeverinë. Thurja e gënjeshtrave apo kurtheve dhe plasimi i tyre në portale i bën këto të fundit të ngjasojnë me kompani të kriminalizuara që model biznesi kanë shpifjen dhe tentimin për të shantazhuar qeverinë dhe/apo manipuluar publikun, ose thjesht për të fituar pandershëm sa më shumë përmes klikimeve/shikueshmërisë së ‘lajmeve’ të tyre.” – ka shkruar Dalipi.
“Por, dëshiroj dhe një herë ta përsëris, asnjë cent nuk do ta paguajmë në portale, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur dhe nuk do të paguajmë për heshtjen me paratë e qytetarëve.” – ka shkruar ai.
Nuk është hera e parë që anëtarë të Qeverisë Kurti linçojnë publikisht mediat.