Shteti lë në terr qe 6 muaj një familje skamnore në Mitrovicë - kanë edhe një fëmijë të sëmurë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Shteti lë në terr qe 6 muaj një familje skamnore në Mitrovicë – kanë edhe një fëmijë të sëmurë

    Insajderi
    31 October 2022 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që 6 muaj një familje skamnore nga Komuna e Mitrovicë ka mbetur pa energji elektrike. Shkak po del të jetë mos pagesa e energjisë ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Borxhi ka arrirë në shifrën 2.400 euro, por për familjen Uka vështirë që mund të shlyhet ky borxh. Ndihmë familja nuk po gjenë nga shteti, as komuna ska marrë parasysh ankesat e tyre.

    Kryefamiljari, Fehmi Uka i cili jeton në lagjen “Tuneli i parë”, i pashpresë ka raportuar rastin e tij në Gaztën Insajderi. Ai ka treguar se ka një familje katër anëtarëshe, e që njërën vajzë e ka të sëmurë.

    Gjendja rëndohet edhe më shumë kur kohe vije për t’i blerë ilaçet vajzës, krejt kjo pasi kryefamiljari nuk ka një punë tamam.

    Ai ka njoftuar se punën në mënyrë private si punëtor krahu.

    Uka thotë se është ankuar disa herë në KEK për t’iu treguar se nuk ka mundësi ta pagujë këtë borxh.

    “I kam kushtet e liga, unë i kam 4 anëtarë të familjes, një çikë e kam sëmut prej temperature me ilaçe e kam, qe 6 muaj gati jam në terr, jam kanë i kam lutë këta të KEK-ut po thonë me i pagu 2400 euro ju kallxova që nuk kam mundësi, unë vet qeshtu me mal kapak punojë, privat kush t’më thirre”, ka thënë ai.

    Ai thotë se ka frikë se mos vajza e tij do të sëmuret edhe më shumë për shkak të kësaj gjendje.

    “Skam lanë vend pa bo ankesë po kurrkush spo merret me neve”, u shpreh i zhgënjyer ai.

    Përmes telefonit, Uka ka falënderuar fqinjtë e tij që herëpashere i zgjasin ndonjë kabëll pa për ndonjë dritë e televizior.

    Më poshtë ju sjellim edhe pamjet e banesës, nga të cilat mund edhe të vërehet gjendja e rëndë ekonomike e familjes Uka:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark