Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Maltë, ka kërkuar nga presidentja e këtij shteti, Coleiro Preca, që të ketë bashkëpunim në mes dy vendeve.
Presidentja e Maltës ka kërkuar që marrëdhëniet në mes Maltës dhe Kosovës të shtrihen në fushën e ekonomisë në mënyrë që t’i hapet rrugë takimit të bizneseve të dy vendeve.
Ndërsa presidenti Thaçi kërkoi nga shteti i Maltës ta përkrahë Kosovën. Pasi që shteti i Maltës do të jetë pjesë e BE-së që nga viti i ardhshëm, presidenti Thaçi kërkoi që të ketë një vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor.
Presidentja Preca u shpreh se Malta do të kërkojë edhe nga vendet e tjera të BE-së që të mbajnë në vëmendje Ballkanin Perëndimor.
“Duhet të konfirmojmë se Ballkani Perëndimor e ka të sigurt perspektivën evropiane”, u shpreh presidentja Preca.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Maltës, George Wella, i cili ishte anëtar i delegacionit maltez në takim, tha se “BE-ja duhet të konfirmojë në mënyrë konkrete përkrahjen për shtetet e Ballkanit Perëndimor”./Insajderi.com