Shteti mbajti "sekret" arrestimin e Ramush Haradinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti mbajti “sekret” arrestimin e Ramush Haradinajt

    Insajderi
    04 January 2017 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë, shteti i Kosovës e dinte qysh në orën 15:00.

    Por nuk e kishte bërë publike, derisa Insajderi raportoi i pari për ndalimin e liderit të partisë opozitare, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze duke u bazuar në burimet e saja.

    Por Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka zbardhur një detaj tjetër për ndalimin e Haradinajt në një aeroport në Francë që shpërfaqë faktin se shteti ka mbajtur sekret për disa orë, arrestimin e Haradinajt në Francë.

    Sipas shefit të Kabinetit të ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, ky institucion ishte duke u marrë me rastin e Haradinajt qysh në orën 15:00.

    “Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 15h të ditës së sotme me rastin e ndalimit të z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së”, ka thënë Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit në MPJ.

    Sipas Xhemajt, arsyeja pse MPJ nuk ka publikuar informacionin për ndalimin e Haradinajt është se ministri Hoxhaj por edhe vet MPJ-ja ka dashur të merret me autoritetet franceze për të sqaruar rastin para se të dalë me lajm publik.

    “Nuk kemi dashur që të informojmë publikun për këtë ndalim pa u siguruar se për cfarë ndalimi bëhet fjalë dhe pa i shfrytëzuar kanalet diplomatike të ministrit”, ka thënë Xhemaj.

    Sipas tij, ky bashkërendim është bërë edhe përmes Minsitrisë së Punëve të Brendshme e cila gjithashtu nuk e ka bërë publike lajmin.

    Sipas autoriteteve të Qeverisë së Kosovës, ndalimi i Haradinajt,nga autoritetet franceze është bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004 që për “ne është i papranueshëm”.

    MPJ-ja i ka thënë Insajderit se tashmë ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark