Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj

    Insajderi
    20 June 2025 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka kompensuar 113 persona vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, për dëmet e shkaktuara si rezultat i ndalimeve dhe dënimeve të padrejta. Shuma totale e kompensimeve ka arritur në 500 mijë euro.

    Sipas të dhënave të KGjK-së, 11 prej këtyre rasteve janë kompensuar në bazë të vendimeve gjyqësore, ndërsa 102 të tjerët përmes procedurave jashtëgjyqësore pranë Komisionit për Kompensim të Dëmit.

    Ndër rastet më të përfolura është ai i Naser Pajazitajt, i cili ishte arrestuar dhe dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Ky vendim më pas u ul në 35 vjet nga Gjykata e Apelit, ndërsa Gjykata Supreme e shpalli të pafajshëm dhe e liroi më 6 prill 2023. Për periudhën shtatëvjeçare të vuajtjes së dënimit si i pafajshëm, Pajazitaj kërkoi kompensim prej 1 milion e 150 mijë eurosh, por nga shteti iu ofrua 60 mijë euro – ofertë që u refuzua nga mbrojtja. Aktualisht, procesi gjyqësor për kompensim nuk ka nisur ende.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark