Një numër rekord i grave kanë fituar ulëse në Parlamentin e Francës, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje, kjo pasi partia fituese e Presidentit Emmanuel Macron, LREM, përpiloi një listë të balancuar gjinore të kandidatëve për deputetë.
Nga totali i 577 deputetëve të rinj të zgjedhur dje, 233 janë gra, që nënkupton se është thyer rekordi i zgjedhjeve të kaluara prej 155.
Po ashtu, kjo e radhitë Francën nga vendi i 64-të në vendin e 17-të në botë për përfaqësim femëror në parlament dhe në të 6-in në Evropë, duke e tejkaluar Britaninë dhe Gjermaninë.
LREM, parti e cila e fitoi shumicën dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ka përqindjen më të lartë të grave të zgjedhura në Parlament (47%).