Shteti i rrënuar nga lufta, por më bujari në botë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shteti i rrënuar nga lufta, por më bujari në botë

    Insajderi
    25 October 2016 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një studim i fundit nga BBC tregon se, irakianët janë njerëzit që mirëpresin më mirë të panjohurit, ndërsa banorët e Mianmarit janë njerëzit më të prirur për të dhuruar parà dhe të mira materiale.

    Tetë në 10 irakianë kanë ndihmuar dikë që nuk e njohin, ndërsa 91% e shtetasve në Mianmar kanë dhënë parà për bamirësi. Më pas renditen amerikanët. 63% e amerikanëve kanë dhuruar fonde, ndërsa 73% kanë dhënë ndihmën e tyre për të huajt.

    Studimi ka marrë parasysh donacione financiare, ndihmën e ofruar dhe vullnetarizmin. Ndërsa në Europë, vendi më bujar është Mbretëria e Bashkuar dhe pas saj Irlanda. Në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Afrikë veçohet Kenia, ndërsa në Amerikën Latine, Guatemala.

    Ndërkaq edhe Libia ka në thelb të kulturës bujarinë. Pas revolucionit që rrëzoi Gaddaffin nga pushteti, libianët u bënë shumë më mikpritës dhe e reflektonin kudo atë. Por është gjendja e vazhdueshme e konfliktit që ka kontribuar në renditjen aktuale. Megjithatë, në mungesë të autoriteteve shtetërore, civilët kanë vetëm njëri-tjetrin për të kërkuar dhe ofruar ndihmë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark