Shteti rus tani me studime edhe mbi Rusofobinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shteti rus tani me studime edhe mbi Rusofobinë

    Insajderi
    03 July 2016 - 03:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëjtë, shumë komentatorë nga Rusia mendojnë se mediet evropiane kanë një lloj antipatie ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit.

    Ministria Ruse e Kulturës ka bërë të ditur se do të nisin studime dhe kërkime edhe mbi “Rusofobinë dhe de-Rusifikimin”, njofton KultPlus, transmeton Insajderi.

    Sipas Moscow Times, Ministria do të shpenzojë 29 mijë dollarë për vitin e parë, që do të merret me ndalimin e diskursit kundër Rusisë – rusofob, brenda dhe jashtë Rusisë, si metodë për të përmirësuar imazhin e Rusisë si dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen e shtetit.

    Sipas Ministrisë drejtimi do të ndihmojë në shumë fusha të shtetndërtimit, si siguria nacionale apo interesi nacional. Shembull, filmi “Leviathan” që u nominua edhe për Oscars, me regjisor Andrey Zvyaginstev, është ndaluar në Rusi dhe konsiderohet “anti-rus”.

    Njëjtë, shumë komentatorë nga Rusia mendojnë se mediet evropiane kanë një lloj antipatie ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark