Shteti sekuestroi prona me vlerë 8 milionë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti sekuestroi prona me vlerë 8 milionë euro

    Insajderi
    06 May 2016 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media pas aksionit policor për të liruar lokalet e uzurpuara, ka thënë se vlera e pronave që u sekuestruan sot është rreth 8 milionë euro.

    Lumezi ka thënë se aksioni është ndërmarrë në dy rajone të Kosovës: në Prishtinë dhe në Ferizaj.

    Sipas Kryeprokurorit ishin rreth 100 policisë që morën pjesë në aksion dhe u liruar 7 lokale.

    “Vlera e krejt pronave të sekuestruara në Prishtinë dhe Ferizaj rezulton të jetë rreth 8 milionë euro”-,tha Lumezi.

    Prokuroria sekuestron hotele dhe mbi 300 mijë euro kesh

    Po ashtu Lumezi nuk ka harruar të falënderoj mediat për kontributin e dhënë për hulumtimet e bëra në lidhje me pronat shoqërore që u uzurpuan prej vitesh.

    “I falënderoj edhe mediat që kanë bërë hulumtime paraprake në këto raste dhe e kanë ndihmuar këtë rast”, tha Lumezi./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark