
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se ka hapur një shkollë dimërore që do të zgjas 4 ditë, nëpërmjet së cilës synon të parandaloj drogën dhe sëmundjes seksualisht të transmetueshme HIV.
Kështu kanë bërë të ditur, zyrtarë të Ministrisë, nëpërmjet një komunikate për media. Këtë shkollë do ta organizojë “Labyrinth” në kuadër të projektit ndërkufitar “Parandalimi i transmetimit të HIV dhe drogave në mesin e popullsisë rezidente në zonën ndërkufitare”, të financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.
Kjo shkollë që është hapur sot do të zgjasë deri më 11 mars 2016.
“Ky aktivitet i Shkollës Dimërore është shumë i rëndësishëm sepse me këtë synohet që të kontribuohet në kohezionin shoqërorë, ndërmjet shteteve partnere duke krijuar partneritetin ndërkufitarë në fushën e parandalimit të HIV-it/drogës”, citohet të ketë thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa
Sipas Ministrisë, qëllimi kryesor i kësaj Shkolle Dimërore është pajisja e studentëve apo profesionistëve të ardhshëm nga Kosova dhe Maqedonia, me njohuritë kyçe të këtyre problematikave prezente në rajon.
“Bashkëpunimi ynë me Republikën e Maqedonisë po vazhdon përpos në fushën e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë, edhe në nismat tjera të përbashkëta, sikurse është rasti i sotëm. Krimi nuk njehë kufi, prandaj është mirë që ju jeni tanimë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta kundër kësaj dukurie negative”, tha zëvendësministri Mustafa.