Shteti i vetëm me qeveri që dominohet nga gratë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shteti i vetëm me qeveri që dominohet nga gratë

    Insajderi
    14 April 2017 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gratë kanë bërë arritje të dukshme në politikë përgjatë dekadave të fundit, me gra të cilat kanë shërbyer në krye të shtetit në shumë vende, duke përfshirë Britaninë, Indinë, Gjermaninë dhe Paksitanin.

    Megjithatë, burrat i tejkalojnë gratë në numra në shumicën e parlamenteve përreth botës.

    Por, ekziston një shtet në botë ku gratë përfaqësojnë shumicën e parlamentarëve – dhe identiteti i këtij shteti është mjaft befasues.

    Në vitin 2008, 14 vjet pas një gjenocidi të tmerrshëm civil që vrau më shumë se 800,000 njerëz, Ruanda që ndodhet në qendër të Afrikës, zgjodhi qeverinë e parë në botë që dominohet nga gratë, transmeton Express.

    Gjatë zgjedhjeve të vitit 2008, një votuese në Ruandë shpjegoi për BBC: “Problemet e grave kuptohen shumë më mirë, shumë mirë nga vetë gratë. E shihni meshkujt, sidomos në kulturën tonë, mendojnë se gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi, të gatuajnë dhe të kujdesen për fëmijët… por problemet e vërteta të familjes zgjidhen nga gratë dhe pasi këto probleme zgjidhen nga gratë, gratë ndihmojnë vendin të bëhet shumë më i mirë”.

    Gratë morën gjithashtu edhe një të treten e kabinetit, kryetarin e parlamentit dhe gjithashtu edhe pozitën më të lartë të Gjykatës Supreme.

    Në vitin 2011, 56% e parlamentit përbëhej nga gratë, duke e bërë Ruandën kështu vendin e vetëm në botë me legjislaturë të dominuar nga gratë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark