“Shteti ynë i “rrahë” të moshuarit çdo muaj, kur ua jep veç 100 euro pension” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Shteti ynë i “rrahë” të moshuarit çdo muaj, kur ua jep veç 100 euro pension”

    Insajderi
    04 November 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frashër Krasniqi i Partisë Socialdemokrate ka thënë se shteti i Kosova po i “rrahë” të moshuarit, shkruan Insajderi.

    Sipas tij “rrihen” edhe çdo 6 muaj kur duhet të dëshmojnë se janë gjallë.

    “Shteti ynë i “rrahë” të moshuarit çdo muaj, kur ua jep veç 100 euro pension – që s’ju del as për barna.
    I “rrahë” çdo 6 muaj kur i detyron me shku me e dëshmu që s’kanë vdekë hala”, shkroi Krasniqi.

    Duke ironizuar, Krasniqi thotë se shteti përkatësisht Qeveria Kurti po i “rrahë” edhe prindërit e dëshmorëve.

    “Qeveria jonë i “rrahë” prindërit e dëshmorëve, sa herë që i shpallë luftë e e njollosë përpjekjen çlirimtare të tyre”, ka thënë ai duke shtuar se “Mirë kish me qenë me u indinju edhe kundër dhunës sistemike që është më e rëndë se format konkrete t’dhunës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark