Policia rreth orës 16:15 në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar shoferin M.M i moshës 29 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferit policia njofton se i “ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet”.
Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.