Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.
I dyshuari sipas policisë është arrestuar për shkak se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër, shkruan Insajderi.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.