Shtiu me armë zjarri në një aheng familjar, 53 vjeçari dorëzon armen në polici pasi u identifikua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtiu me armë zjarri në një aheng familjar, 53 vjeçari dorëzon armen në polici pasi u identifikua

    Insajderi
    06 January 2025 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të Shtimes një person gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.
    Pas hetimeve është arritur të identifikohet 53-vjeçari i cili ishte ftuar në stacionin e policisë në Shtime.

    Policia njofton se i dyshuari dyshuari ka pranuar se më 26 dhjetor të vitit 2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar.

    “Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin J. R (M/K), i moshës 53 vjeç, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 26.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar”.

    “Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë). Ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” & “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet tutje në komunikatën e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark