Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

    Insajderi
    27 August 2025 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

    Sipas njoftimit, në orët e pasdites të ditës së sotme, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, në një fshat të Vushtrrisë.

    “Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe pas një kohe kanë arritur të identifikojnë dhe ta ndalojnë automjetin. Personi i dyshuar është arrestuar ndërsa një armë tytë-shkurtër e llojit pistoletë dhe dy fishekë janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale”, thuhet në njoftim.

    Pas intervistimit dhe procedurave tjera, me urdhër të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale: “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark