"Shtiu në aheng familjar"- Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shtiu në aheng familjar”- Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

    Insajderi
    19 December 2024 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në mesditën e së enjtes në lagjen ‘Mati’ në Prishtinë.

    Siç ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i dyshuari kishte I.S. kishte shtënë em armë në një aheng familjar.

    “Sot rreth orës 12:00,  kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Mati, në Prishtinë.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar I, S, mashkull, i cili kishte shtënë në një aheng familjar”, thotë Ahmeti.

    “Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri,  përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, vijon ajo. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark