
Emisioni Zona Express me autor Leonard Kerqukin, në dokumentarin e titulluar “Misteri i vdekjes së Presidentit”, tre personalitete të njohura kanë hedhur dyshime se Ibrahim Rugova nuk ka vdekur nga kanceri.
Haki Abazi nga Rockfeller Brothers, analisti Nexhmedin Spahiu dhe aktivisti i LDK-së në Zvicër, Shefqet Dibrani, të cilët kanë hedhur një mal me dyshime.
“Nuk kam asnjë fakt që nuk ka qenë vdekje e natyrshme por kam dyshime”, ka thënë Spahiu.
“Vdekja e tij para shpalljes së Pavarësisë e bënë të dyshimtë gjithë ngjarjen”, ka thënë Abazi.
Ndërsa Nexhat Daci nuk i hedh poshtë këto dyshime.
“Nuk kam informacion valid por mendoj se kontestimi ose kërkesa e përgjigjeve në disa pyetje që janë shtruar është legjitime”, ka thënë Daci.