Shtohen edhe dy festa zyrtare në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtohen edhe dy festa zyrtare në Kosovë

    Insajderi
    11 August 2021 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që në ligjin për festa zyrtare të shënohet 24 qershori dita e egjiptianëve dhe 25 korriku si dita e policëve të rënë në detyrë.

    Këtë e bëri të ditur kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

    “Qeveria e Kosovës ka miratuar mendimin e qeverisë që në ligjin për festa zyrtare të shënohet 24 qershori dita e egjiptianëve dhe 25 korriku si dita e policëve të rënë në detyrë”, tha Kurti.

    Këto dy propozime të Qeverisë do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës për t’u votuar si plotësim ndryshim të Ligjit për festat zyrtare.

    Shoqëria civile në vazhdimësi ka ngritur zërin për numrin e madh të ditëve ku shënohen festat zyrtare në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark