Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se kanë filluar të ngarkohen pikat kufitare.
Pritjet më të gjata janë në Jarinjë nga 60 deri në 90 minuta, në Merdarë pritjet shkojnë deri në 70, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në një orë.
Kolonat sot filluan nga mëngjesi, ndërsa tani janë më të ngarkuara.