Real Madridi e ka pësuar një tjetër goditje.
“Los Blancos” e mposhtën mbrëmë Leganes, por në fund të lojës e morën një lajm të keq.
Vinicius Junior e ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë.
Lajmin e ka konfirmuar klubi madrilen përmes një komunikatë zyrtare të lëshuar sot, përcjell “Gazeta Express”.
“Pas ekzaminimeve që i janë bërë sot nga shërbimi mjekësor i Real Madridit, lojtari i jonë Vini Jr. është diagnostifikuar me një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë. Në pritje të zhvillimeve”, shkruan në komunikatën e “Merengues” rreth futbollistit të lindur në vitin 2000.
Përfaqësuesi brazilian është lojtar mjaft i rëndësishëm i kampionit spanjoll dhe evropian, prandaj trajneri Carlo Ancelotti shpreson që ta ketë sa më parë në dispozicion atë.
Ky sezon ka qenë i rekordeve negative të Realit sa u përket lëndimeve pasi mbi 20 lëndime të natyrave të ndryshme janë regjistruar që prej edicionit 2024/25.