
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu do të vazhdojë me investime të rëndësishme në këtë komunë.
Një prej problematikave më të rënda të Junikut është shtrati i lumit Erenik që është injoruar për vite me radhë.
“Qeverisja e kaluar e 12 viteve në Junik, ka shpenzuar me miliona euro në emër të shtratit të lumit Erenik. Mirëpo shtratit i Erenikut sot është më keq se kurr më parë. Ky është rezultati kur nuk punohet me ndershmëri dhe me profesionalizëm”, tha Shehu.
Megjithatë, ai ka prezantuar projektin e ri për shtratin e lumit.
“Sidoqoftë, në mandatin tonë të dytë do të zgjidhim edhe këtë problem një herë dhe përgjithmonë. Gjatë mandatit tonë të dytë, shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit ndërkombëtare”, tha Shehu.