×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrëngohen masat në Shqipëri- Nga sot asnjë qytetar nuk mund të dalë në rrugë pas orës 20:00, mbyllen dhe bizneset

    Insajderi
    10 February 2021 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke filluar nga sot, Shqipëria do të mbyllet në orën 20:00. Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, disa ditë pas shtimit të rasteve me Covid-19. Që nga muaji nëntor, duke përjashtuar dy javët e fundvitit, vendi ynë është izoluar pas orës 22:00, por me shtrimin e rasteve të infektimeve me Covid-19, gjërat kanë ndryshuar.

    Nga sot, pas orës 20:00 qarkullimi i qytetarëve, automjeteve, aktiviteti i bareve dhe restoranteve është i ndaluar. Kush nuk i zbaton këto masa, do të gjobitet. Ndërsa maska, vijon të jetë e detyrushme për të gjithë.

    Të gjithë qytetarët që kapen në ambiente publike pa maska, gjobiten me nga 300 mijë lekë. Kush nuk respketon orarin e kufizuar, gjobitet me 10 mijë lekë, ndërsa bizneset që shkelin rregullat e pandemisë marrin ndëshkimin prej 1 milionë lekësh të reja. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili lajmëroi shtrëngim masah një ditë më parë, duke shtuar se një mbyllje totale do të ishte katastrofike.

    Kreu i qeverisë lajmëroi rritje gjobash për bizneset që nuk respektojnë masat në fuqi dhe për takimet elektorale, duke u bërë kështu thirrje të gjithë efektivëve të policisë që të ndëshkojnë çdo ministër, deputet apo zyrtar, qoftë i PS-së, PD-së, LSI-së, apo të çfarëdo partie tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark