
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Gjilanit, Blerim Haziri ka publikuar një postim befasues në rrjetet sociale për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovëm shkruan Insjaderi.
Ndonëse, shefi i tij, kryeminsitri Albin Kurti është pajtuar me shtrenjtimin e rrymës në Kosovë, Haziri ka dal në krahë popullit duke shkruar: Thuaj JO, shtrenjtimit te rrymes!
Ky është postimi i tij në facebook:
E Kryeministri Albin Kurti sot në një konferencë për media ka reaguar rreth paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ai fajin për gjendjen e krijuar energjetike ia ke hedhur krejtësisht qeverisjeve të kaluara.
“Nga paslufta janë investuar më shumë se 1 miliard euro, gjendja është e njëjtë ai ajo e pasluftës. Të mos ishte vjedhur pamëshirshëm edhe në tenderët e panumërt, sot gjendja mund të ishte ndryshe, dhe jo çfarë është tashti”, ka thënë Kryeministri, shkruan Gazeta Insajderi.