Shtrenjtimi i rrymës- Grupi “Asnjë cent më shumë” sërish proteston te ZRRE-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtimi i rrymës- Grupi “Asnjë cent më shumë” sërish proteston te ZRRE-ja

    Insajderi
    03 April 2025 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa aktivistë të grupit “Asnjë cent më shumë” po protestojnë edhe sot tek zyrat e ZRRE-së, por pa penguar hyrjen e punëtorëve të këtij institucioni në zyrë.

    Kjo formë e protestës po zhvillohet si shprehje e pakënaqësisë ndaj rritjes së tarifave të rrymës prej 15 për qind.

    Megjithatë, tek zyret e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) shihet nje prezence e madhe e pjesëtarëve policor.

    Aksionet simbolike nga “Asnjë cent më shumë” po ndodhin pas paralajëmrimeve për shtrenjtim të energjisë elektrike për 15%.

    Dje gjatë një aksioni simbolik të grupit “Asnjë cent me shumë” tek zyrat e ZRRE-së për kundërshtimin e shtrenjtimit të rrymës, ishin arrestuar 12 aktivitë të këtij grupi, ku më pas u konfirmua edhe lirimi i tyre nga policia.

    Paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi te qytetarët dhe bizneset. Këtë shtrenjtim e ka kund dhe presidenca, por deri tash Qeveria e Kosovës nuk ka kundërshtuar shtrenjtimin, përvec që ka kërkuar shtimin e numrit të blloqeve për konsumatorë.

    Për shkak të pakënaqësive, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë./KP/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark