Shtrenjtimi i rrymës, grupi “Asnji Cent Ma Shumë” me aksion simbolik nesër para zyrave të ZRrE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtimi i rrymës, grupi “Asnji Cent Ma Shumë” me aksion simbolik nesër para zyrave të ZRrE-së

    Insajderi
    24 March 2025 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion simbolik para Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike do të mbahet të martën për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës për 15%.

    Grupi “Asnji Cent Ma Shumë” njoftoi se neser me fillim nga ora 11:00, disa aktivistë do ta zhvillojnë këtë aksion simbolik.

    Rregullatori i energjisë ka parallajmëruar rritje mesatare të tarifave për konsumatorët prej 15% dhe bordi i ZRrE-së pritet të marrë vendim për këtë.

    ZRrE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark