Shtrenjtimi i rrymës- Ministrja Rizvanolli del me një propozim për ZRrE'në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtimi i rrymës- Ministrja Rizvanolli del me një propozim për ZRrE’në

    Insajderi
    07 April 2025 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, përmes një videoje në Facebook, ka treguar propozimin që kjo ministri ia ka bërë ZRRE-së në lidhje me çmimin e rrymës, shkruan Insajderi.

    Rizvanolli ka thënë se ZRRE-së i kanë propozuar që të mos ketë rritje të çmimit, për konsumatorët që konsumojnë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë, rritja të jetë sa më e vogël.

    ”Në këtë mënyrë të mos trajtohet njëjtë për shëmbull, sikurse dikush që shpenzon 1000kWh në muaj, sikurse dikush që shpenzon 3000 kWh në muaj. Në këtë mënyrë ne mbrojmë familjet sa më shumë që të jetë e mundur pa e cenuar sigurinë e furnizimit dhe veçanërisht mbrojmë ata të cilët kanë nevojë më së shumti.” ka thënë tutje ministrja


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark