Shtrenjtohen edhe në këtë qytet shërbimet e varrimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtohen edhe në këtë qytet shërbimet e varrimit

    Insajderi
    19 April 2022 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri i ka propozuar Kuvendit Komunal që të rris tarifën për shërbimet e varrimit për komunitetin mysliman prej 180 euro në 200 sosh.

    Kjo duke marrë parasysh rrethanat e reja, respektivisht gjendjen gjithnjë e më të rënduar ekonomike, për shkak të së cilës janë ngritur çmimet në pothuajse çdo artikull, KBI ka kërkuar nga Kuvendi Komunal që mundësisht ta rishikojë memorandumin dhe të bëjë një ngritje së paku edhe për 20 euro.

    Ky propozim i KBI-së të cilin e siguroi Klani, do të shtjellohet nga asamblistët në mbledhjen e radhës më 28 prill.

    Qytetarët, me taksat e të cilëve paguhen këto shërbime, janë pro ngritjes së çmimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark