Në dhjetëditëshin e parë të muajit, qytetarët po vazhdojnë të furnizohen me gjëra ushqimore.
Secili prej tyre që është furnizuar me vezë ka vërejtur një ndryshim tek fatura totale.
Kjo pasi ditëve të fundit, çmimi i vezëve në vend ka pësuar rritje.
Dikund po shitet 4.60 kompleti e dikund mbi 5 euro.
Ky ndryshim i çmimit nuk po ju pelqen qytetarëve.
“Vezët e katunit kanë qenë përpara 5 euro e sot i merr këto tjerat. duhet me dal inspektorat me dal ma shumë e ne u kontrollu çmimet”, tha ky qytetar.