Shtrenjtohet nafta në bursa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shtrenjtohet nafta në bursa

    Insajderi
    23 April 2026 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimi i arit të zi ka pësuar një rritje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare. Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rrit  në 103.17 dollarë për fuçi duke pësuar një shtrenjtim me 5 dollarë  në më pak se një ditë.

    Ky reagim i tregjeve të energjisë erdhi pas ngecjes së bisedimeve të paqes midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ndërsa të dy vendet ruajtën kufizimet në rrjedhën e tregtisë përmes Ngushticës së Hormuzit.

    “Tregu i naftës po rivlerëson pritjet me pak shenja përparimi në gjetjen e një zgjidhjeje në Gjirin Persik”, thanë analistët duke shtuar se shpresat për një zgjidhje po veniten ndërsa bisedimet e paqes ngecin.

    Po ashtu edhe sekuestrimi nga Irani i dy anijeve që përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit  është një tregues se ndërprerjet e dërgesave do të vazhdojnë.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zgjati armëpushimin midis vendeve pas një kërkese nga ndërmjetësuesit pakistanezë,  ndërsa të dy vendet ende po kufizojnë tranzitin e anijeve përmes ngushticës,  ku kalon rreth 20% të furnizimeve ditore globale të naftës .

    Irani sekuestroi dy anije në rrugën ujore të mërkurën, duke e shtrënguar kontrollin e tij mbi pikën strategjike të pengimit. Trump gjithashtu ka mbajtur një bllokadë të Marinës Amerikane ndaj tregtisë së Iranit nga deti, dhe kryetari i parlamentit iranian dhe negociatori kryesor tha se një armëpushim i plotë kishte kuptim vetëm nëse bllokada hiqej.

    Shefi agjensisë ndërkombetare të Energjisë ka paralajmëruar më parë se lufta me Iranin dhe mbyllja e vazhdueshme e Ngushticës së Hormuzit do të rezultojnë  në “krizën më të madhe energjetike me të cilën jemi përballur ndonjëherë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark