Shumica e kundërshtarëve të presidentit, Donald Trump besojnë se do të duhet të presin katër vjet të tjera që ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Mirëpo optimiste për këtë janë “shtrigat” e Amerikës ku mesnatën e së premtes, ato u mblodhën për të bërë magji për të hequr presidentin Trump nga detyra, shkruan BBC.
Një grup në Facebook që po ndiqte nga afër këtë ritual ka marrë më shumë se 10,500 pëlqime. Në disa video të postuara në rrjetet sociale ato shihen duke përdorur qirinj portokalli, foto të Presidentit Trump dhe letra tarot.
Mirëpo kjo ka ngjallur zemërimin në mesin e konservatorëve të krishterë, të cilët i kanë akuzuar “shtrigat” se u kanë “shpallur luftë shpirtërore”. /Insajderi.com