Shtyhet afati për lirimin e objektit në Komunën e Mitrovicës së Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtyhet afati për lirimin e objektit në Komunën e Mitrovicës së Veriut

    Insajderi
    25 August 2023 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka konfirmuar për RTKlive se afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, e cila shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë, është shtyrë për dy javë.

    Inspektorati komunal fillimisht kishte kërkuar që lirimi i këtij objekti të bëhej në një afat treditor, i cili skadonte sot.

    Inspektorati kërkon lirimin e saj dhe afati është deri më 25 gusht.

    “Po, është e vërtetë që është shtyrë afati për dy javë”, ka theksuar Atiq për RTKlive.

    Në përgjigje me shkrim për RTK-në, Komuna e Mitrovicës së Veriut sqaron se afati për lirim të objektit është tri ditë.

    Komunës nuk i është ofruar dokumentacion mbi bazën e të cilit është shfrytëzuar ky objekt.

    “Afati prej 3 ditësh përfundon ditën e premte, data 25.08.2023. Vendimi i kryetarit do të zbatohet nga zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore”.

    Më pas, komuna sqaron se do të ketë intervenime për rregullimin e objektit.

    Nga Lista Serbe, përmes një deklarate, kanë bërë të ditur se punonjësit e institucioneve të Serbisë janë njoftuar se duhet të largohen nga objekti brenda tri ditësh.

    “Pas ftesës së komunitetit ndërkombëtar që kryetarët e paligjshëm të komunave të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe hapësirat tona”.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano dje ka shprehur shqetësimin e shteteve anëtare të BE-së për situatën në veri të Kosovës, teksa ka kërkuar koordinim të plotë nga institucionet e Kosovës për të gjitha vendimet që janë të ndërlidhura me çështjet e sigurisë në veri të Kosovës.

    Ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark