Shtyhet fillimi i Gjysmëvjetorit të Dytë në shkollat e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet fillimi i Gjysmëvjetorit të Dytë në shkollat e Kosovës

    Insajderi
    07 January 2017 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyerjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017.

    “Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MASHT-it.

    Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark