Seanca kundër Sami Lushtakut dhe të tjerëve për tenderin e KEK-ut është shtyrë për një ditë tjetër. Shërbimi Korrektues nuk e ka sjellë Lushtakun në gjykatore nga Burgu i Sigurisë së Lartë ku po mbahet në paraburgim për dënimin në shkallë të parë me 12 vjet burgim për krime lufte.
Për këtë tender të akuzuar janë pos Sami Lushtakut, edhe ish-kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, shefit të prokurimit në këtë kompani publike, Driton Pruthi, pronarëve të kompanisë “Security Code”, Milaim Lushtaku dhe Esat Tahiri, si dhe ekspertit të OSHP-së, Azem Duraku.