Shtyhet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, nuk u paraqit dëshmitari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, nuk u paraqit dëshmitari

    Insajderi
    01 April 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykimi ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe të tjerëve është shtyrë për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarit.

    “Trupi Gjykues njoftoi se dëshmitari i Prokurorisë W04747 ishte paraparë të jap dëshminë e vet këtë mëngjes”, thuhet në njoftimin e Speciales, transmeton Insajderi.

    “Megjithatë, pasi ai nuk ishte në gjendje të paraqitej, ZPS-ja kërkoi që deklarata me shkrim e dëshmitarit të pranohet në prova, në përputhje me Rregullën 155 të Rregullores”.

    VIDEO

    “Më pas, gjykimi kaloi në seancë private për të vazhduar me urdhra gojorë konkretë lidhur me provat dhe më pas seanca përfundoi për ditën e sotme”.

    “Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të dytë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark