Në fundjavën që po vjen do të nis sezoni i ri futbollistik në Kosovë, me ndeshjet e Superligës.
Por ndeshja e xhiros së parë, ajo mes Dritës dhe Malishevës është shtyer nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Kjo vjen pas kërkesës së Dritës, për shkak të angazhimeve në garat evropiane.
”Intelektualët” të enjeten luajnë ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballen me skuadrën nga Letonia, Auda.