Ndeshja në shtëpi e Bologna-s kundër Milanit, e planifikuar fillimisht për të shtunën në stadiumin Renato Dall’Ara, është shtyrë zyrtarisht.
Kjo pasi shirat e dendur dhe përmbytjet goditën qytetin ditët e fundit.
Rajoni Emilia Romagna dhe Bologna pësuan dëme serioze për shkak të motit të keq, duke detyruar bashkinë të shtyjë ndeshjen për arsye sigurie.
Stadiumi ku do të luhet ndeshja ndodhet në një nga “zonat më kritike” të qytetit.